Wednesday, October 14, 2015
Thursday, October 8, 2015
Elbasani vishet kuq e zi (Foto)
Elbasani sot është zgjuar kuq e zi, ndërsa mijëra tifozë të ardhur nga Maqedonia, Kosova e Danimarka po nisin të mbushin rrugët e qytetit.
Në hyrje të tunelit të Elbasanit është vënë re prania e disa pjesëtarëve të policisë.
Gjithçka ka nisur mbarë në pritje të ndeshjes “Shqipëri-Serbi” sot në 20:45 në “Elbasan Arena”.
Agolli: Dy ndeshjet e fundit na dërgojnë në Evropian
Në vazhdën e postimeve në rrjetin social Facebook, vjen edhe komenti i mbrojtësit tiranas të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili beson se Shqipëria do të shkojë në Francë, duke mos dhënë rezultate konkrete për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.
Mbrojtësi i krahut i bindur që pikërisht nga ndeshja me Serbinë dhe atë me Armeninë do të vijë edhe arritja historike e shqiptarëve në futboll, ku për herë të parë do të marrë pjesë në një eveniment kaq madhështor, sikurse janë finalet e një Kampionati Europian, transmeton telesport.
“Në stërvitje, për ndeshjet që do të na çojnë në Francë”. Është ky komenti i Ansi Agollit, teksa shihet krah kuqezinjve të tjerë, duke u stërvitur sot në Durrës, në seancën e parë stërvitore. Agolli vjen në këtë sfidë i karikuar, duke bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në ndeshjen e fundit në Europa League, teksa fitoi kundër Anderlechtit të Besnik Hasit.
Do të jetë ndeshja e 57-të e 32-vjeçarit me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa kujtojmë që ka shënuar edhe 2 gola si kuqezi, kundër Gjeorgjisë dhe Qipros.
Subscribe to:
Posts (Atom)